Lajme

Dokument| Mësimdhënësit e angazhuar në mësimin online paguhen shtesë

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 03 April 2020

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim që mësimdhënësit të cilët janë të angazhuar në realizimin e mësimin online të paguhen shtesë për tre muaj.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës.

Sipas këtij vendimi, shuma e kompensimit do të jetë në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro deri në treqind (300) euro për muajt mars, prill dhe maj.

-Advertisement-

Aprovohet Pakoja Mbështetëse për realizimin e mësimit në distancë, si në vijim:

Sigurimi i shtesës mbi pagë për mësimdhënësit, të cilët janë drejtpërdrejt të përfshirë në përgatitjen dhe prodhimin e video-materialeve mësimore për klasët 1-9;

Sigurimi i shtesës mbi pagë për personelin e SHFMU “Qamil Batalli” në Prishtinë dhe SHFMU “Emin Duraku” në Prizren, të cilët janë të angazhuar drejtpërdrejtë në realizimin e mësimit në distancë;

Sigurimi i shtesës mbi pagë për personelin civil mbështetës të DKA-së së Komunës së Prishtinës, DKA-së së Komunës së Prizrenit dhe të MASHTI-t, të cilët janë të angazhuar drejtpërdrejt në realizimin e mësimit në distancë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera