Lajme

Dokument| Kurti shpërblen Mimoza Kusarin, i’a rehaton në Bord të ShSKUK-së përkrahësen e saj

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 28 March 2020

Qeveria në largim e Republikës së Kosovës e udhëhequr po ashtu nga Albin Kurti, ka shkarkuar Bordin e ShSKUK-së, duke emëruar menjehër bordin e ri, shkruan Gazeta inFokus.

Në media u raportua se në bord u emrua Mirsad Shkreta, ish-kandidat i Vetëvendosjes për deputet, por që nuk kishte arritur të bëhet deputet.

Ai si anëtar i Bordit të ShSKUK-së u emërua si përfaqësues nga Ministria Shëndetësisë.

-Advertisement-

Por jo vetëm kaq, Shkreta nuk është i vetmi që ka lidhje me Vetëvendosjen. Lidhje të mira me deputetën e Vetëvendosjes, Mimoza Kusarin ka edhe Diana Dafota, e cila poashtu është emruar në këtë bord, raporton Gazeta NewBorn.

Ky është shpërblimi që sot Albin Kurti si kryeministër në largim ia bëri kryetares së Alternativës, e cila ka garuar me Vetëvendsojen në zgjedhjet e 6 tetorit.

Mësohet se Dafota ishte mbështetëse e Alternativës dhe përkrahëse e Mimoza Kusarit edhe si deputete por edhe në kohën kur Mimoza Kusari ishte kandidate për kryetare të Gjakovës, pasi që Dafota vjen nga Gjakova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera