Lajme

Dokument i deklasifikuar: Ish-kryeministri i Izraelit në mbrojtje të Kosovës në vitin 1999

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 18 October 2023

Ehud Barak ishte njëri nga personalitetet më të rëndësishme izraelite. Ai ushtroi funksionet kryesore shtetërore në Izrael, nga pozita e Ministrit të Jashtëm, atij të Mbrojtjes dhe më pas ishte edhe Kryeministër i Izraelit, nga korriku i vitit 1999 deri në mars 2001.

Në dokumentet e deklasifikuara është zbardhur edhe letra e Ehud Barak e datës 4 prill 1999, drejtuar presidentit Bill Clinton për çështjen e Kosovës. Ehud Barak pak muaj më vonë ishte bërë Kryeministër i Izraelit.

Spastrimi etnik në Kosovë, atij ia ka kujtuar Holokaustin.

-Advertisement-

Demokracia.com sjell letrën ku Ehud Barak i shpreh shqetësimin tij të thellë presidentit Clinton për refugjatët që iknin nga Kosova e shkatërruar nga lufta.

Letra e plotë Ehud Barak:

I nderuari President Clinton,

Dëshiroj të shfrytëzoj këtë rast gjatë Pashkës sonë, festës që simbolizon lirinë, për t’ju përcjell vlerësimin dhe respektin tim të thellë për lidershipin dhe vendosmërinë që po shfaqni në krizën e Kosovës.

Është një krizë sfiduese dhe e pasigurt e politikës së jashtme që ju e keni menaxhuar në mënyrë mbresëlënëse përballë dyshimeve dhe kritikave. Në të vërtetë, ju keni treguar se Aksionet e Bashkuara janë kombi i domosdoshëm, i përkushtuar për të udhëhequr botën demokratike në mbrojtje të të dobtëve, të dëshpëruarve dhe të zhvendosurve.

Dëshiroj, zoti President, t’ju shpreh shqetësimin tim të thellë për refugjatët që ikin nga Kosova e shkatërruar nga lufta. Ideja e “spastrimit etnik”, ekzekutimeve masive dhe spektakleve të tjera të tmerrshme të së kaluarës janë veçanërisht të tmerrshme për ne, si hebrenj, që kemi ndërtuar një vend nga mbetjet dhe rrënojat e Holokaustit. Unë besoj, zoti President, përkushtimi juaj i paepur ndaj asaj që është e drejtë do të vazhdojë t’ju udhëheqë. /Demokracia

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera