Lajme

DOKUMENT| Albin Kurti zotimin që vetë e nënshkroi e shkeli

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 03 April 2020

Disa ditë fushatë para zgjedhjeve të 6 tetorit, Vetëvendosje e kishte gojën plot me zotime për zvogëlimin dhe zhdukjen e dukurive negative në ndërmarrjet publike, si korrupsioni, nepotizmi dhe politizimi i bordeve.

Saktësisht më 17 shtator, Kurti kishte nënshkruar edhe një dokument të “Zotimeve për Qeverisje të Mirë”, një deklaratë kjo e organizatës “Demokracia Plus”, duke bërë disa zotime para zgjedhjeve, shkruan Gazeta inFokus.

E ajo që bije në sy është pika e gjashtë e zotimeve të Kurtit. Aty thuhet se “do të ketë depolitizim të anëtarëve të bordeve dhe agjencioneve dhe ndërmarrjeve publike”.

-Advertisement-

Ky dokument përmbanë edhe nënshkrimin e tani kryeministrit në detyrë, mirëpo që nuk po del  të jetë përmbushur as për afër.

Vetëm mbrëmë, qeveria e Kosovës i mbushi tri borde publike me anëtarë të VV-së. Bordi i Postës, i KRU “Prishtina”, dhe ai i INFRAKOS-it u mbushën me drejtorë, që në të kaluarën ose ishin kandidatë për deputetë, ose zyrtarë të Vetëvendosjes. Lajmi.net.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera