Kulturë

DokuFest ndanë çmimet, filmi i Bekim Gurit më i mirë në garën kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 14 August 2021

Edicioni i 20-të i Festivalit të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest” sapo ka ndarë çmimet e e këtij edicioni, çmime që janë ndarë në kategori të ndryshme, shkruan KultPlus.

Në kategorinë kombëtare, Valter Lucaj është shpërblyer me dy çmime, atë të distribuimit dhe të publikut për filmin “Vozitësi”, kurse me special mention është shpërblyer Flaka Kokolli për filmin “Mardhë. Ndërsa filmi më i mirë i kësaj kategorie ka dalë të jetë filmi i Bekim Gurit, i cili në këtë edicion ka garuar me filmin “Një fëmijë”.

Më pas, në këtë edicion janë ndarë edhe çmimet: “Best Balkan Newcomer” “Rampart” nga Marko Grba Singh, kurse në garën ndërkombëtare janë shpërblyer: filmi më i mirë i shkurtër: “The Criminals” nga Serhat Karaaslan, Best Green: “White on White” nga Viera Čákanyvá, filmi më i mirë për të drejtat e njeriut: “Our Memory Belongs to Us” nga Rami Farah, mirënjohje speciale i shkon filmit “The Silence Of The Mole” nga Anais Taracena.
Kurse fitues i garës “Truth Dox” është filmi “Writing With Fire” nga Rintu Thomas dhe Sushmit Ghosh.Në kategorinë “Best International Short Dox” ka dalë si filmi më i mirë, filmi “The Rifle Man” nga Sierra Pettengill.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera