DokuFest me mbi 260 filma
Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 27 July 2018
Edicioni i 17-të i festivalit të filmit që mbahet parvjetshëm në Prizren “ DokuFest”, këtë vit do të mbahet në datat 3-11 gusht.
Drejtoresha e këtij festivali, Nita Deda, në konferencën e pare për media të këtij edicioni, ka shpalosur informacione rreth programit të festivalit që këtë vit trajton si tematikë “Reflektimin”.
“Festivali do të mbahet nga data 3 deri në datën 11 gusht. E kemi një program masiv prej 260 filmave, prej performancave të muzikës që sivjet janë në tri skena të ndryshme, ekspozita të fotografisë, paneleve dhe masterklasave si dhe një numri të madh të njerëzve nga industria e filmit që do të jenë pjesë e festivalit, po ashtu presim një fluks të madh të turistëve në Prizren”, ka thënë Deda.
Deda ka treguar po ashtu që performancat muzikore të DokuFest-it do të mbahen në tri skena në Prizren: në Marash, Kalanë e Prizrenit dhe në skenën e Lumbardhit.
Ndërsa drejtori artistik i DokuFest-it, Veton Nurkollari, ndër të tjerash ka treguar se në këtë edicion do të marrin pjesë 87 regjisore gra, të cilave tha se janë munduar t’i japin më shumë hapësirë duke marrë parasysh edhe rastet që janë shfaqur në fushatat senzibilizuese kundër abuzimit ndaj grave si ajo “MeToo” dhe” Speak Up”.
Ai po ashtu ka treguar që temën e festivalit do ta shënojnë me shfaqjen e filmit Mirror (Pasqyra).
“Do ta shfaqim filmin e regjisorit rus Andrei Tarkovsky, “Mirror”, në një formë ta shënojmë edhe temën e festivalit, po do të shfaqim edhe shumë e shumë filma tjerë. Sikur tha Nita, jemi në pritje të një numri të madh të njerëzve nga industria e filmit, një numër i konsiderueshëm i regjisorëve kanë konfirmu pjesëmarrjen në festival”, ka thënë Nurkollari.
Ndërsa, Samir Karahoda, programer i filmave nacionalë dhe të shkurtër, tha se do të ketë më shumë pjesëmarrje të artistëve shqiptarë dhe do të rritet numri i aktiviteteve për fëmijë.
“Ajo çka e karakterizon këtë vit për dallim prej viteve të kaluara, është që, në katër konkurrenca që i kemi, katër gara, do të kemi filma shqip, pra në kategorinë që Vetoni ka punu dokumentarët ndërkombëtarë do të kemi filma shqip, po që ajo rrallëherë ndodhë, pasi që është konkurrencë mjaft e madhe”, ka thënë Karahoda.
Kurse drejtori ekzekutiv i këtij festivali, Eroll Bilibani ka folur rreth paneleve, debateve dhe punëtorive që do të mbahen në kuadër të DokuFest-it dhe ka thënë se debatet kryesisht do të jenë për zhvillimin e industrisë së filmit dhe sektorit të kulturës.
“Është një projekt i cili ka filluar në mars të këtij viti, ku ne përmes disa pyetësorëve kemi mbledhur materialet e nevojave dhe kërkesave dhe të interesave të organizatave të ndryshme kulturore, të artistëve të pavarur, po ashtu edhe sektorit të mediave, të bizneseve që punojnë në industrinë kreative, dhe për këtë qëllim do t’i organizojmë tre debate të ndryshme të cilat në fakt do t’i adresojnë të gjitha ato kërkesa, të gjitha ato nevoja të sektorit kulturor të Kosovës ”, ka thënë Bilibani.
DokuFest është festival i parvjetshëm ndërkombëtarë i filmit në Kosovë, dhe çdo vit trajton tema të reja varësisht prej aktualitetit dhe nevojës së shoqërive.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...