Lajme

Doktori kosovar: Rreth 200 mijë të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 06 July 2020

Doktori Ilir Tolaj, ka deklaruar se në Kosovë më nuk duhet të flitet për 1000 të infektuar a 2000.

Sipas tij, në Kosovë janë të infektuar rreth 200 mijë veta, njofton Insajderi.

“Në Kosovë ndoshta janë 200 mijë njerëz që e kanë ose e kanë kaluar COVIDI-19”, ka thënë Tolaj, i cili deklaroi gjithashtu se duhet të përgatitemi që deri në vitin 2022 virusi do të jetë prezent.

-Advertisement-

“Unë para një muaj kam thënë 100 mijë, tash me siguri ka ardhur në 200 mijë. Nuk po flasim për dy-tre mijë. Ne duhet gjithashtu ta përgatisim popullin që virusi ekziston dhe është vrasës”.

Tolaj këto koment i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës, derisa ka kritikuar punën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, duke thënë se po bëjnë shumë pak në krahasim me atë se sa do të duhej të bënin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera