Lajme

Doktori i QKUK’së që e kishte mjekuar Presidentin Thaçi rezulton pozitiv me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 10 July 2020

Urologu Bashkim Gllareva ka njoftuar se është infektuar me koronavirus. Ai para disa muajsh e kishte trajtuar Presidentin Hashim Thaçi, me një intervenim duke ia hequr një gurë nga veshka.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gllareva ka thënë se me shëndet është relativisht mirë dhe nuk ka ndonjë shqetësim të madh.

“Lutem që askujt nuk ja kam transmetuar, gjithë ashtu shfrytëzoj rastin të ju lusë, percjellni simptomet, kjo vlen për kontaktet e ditëve të fundit me mua. Vazhdimisht kam qenë i mbrojtur dhe duke respektuar masat, megjithatë kujdes!”, ka shkruar Gllareva.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera