Doktorët në veri protestojnë kundër taksës
Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 30 November 2018
Këtë javë veriu i Mitrovicës ka qenë i vërshuar nga protestat e serbëve.
Gjatë ditës së premte, punëtorët e institucioneve shëndetësore nga veriu i vendit kanë vazhduar protestën kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për vënien e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe.
Sipas tyre, Prishtina ua ka marr serbëve më themeloren dhe më të duhurën, ushqimin, ilaçet dhe të drejtën e lirisë.
Protestuesit përveq me flamuj të Serbisë kishin edhe mbishkrime në duar në gjuhën serbe e angleze ‘EU hapi sytë’, ‘Stop dhunës nga Prishtina’, ‘Duam paqe jo luftë’.
Protesta u mbajt në oborrin e spitalit në veri të Mitrovicës. Drejtori i spitalit, Millan Ivanoviq, e ka quajtur situatën aktuale për serbët në Kosovë jashtëzakonisht të vështirë, e cila tha se duhet të zgjidhet vetëm me unitet dhe bashkim të të gjithë serbëve.
Ai e ka quajtur Kosovën një shtet të brishtë, ndërsa ka potencuar heqjen e taksave, lirinë dhe lirimin e të akuzuarve të fundit, si kërkesa themelore të serbëve.
Sipas tij, Prishtina po tenton t’i destabilizojë serbët në mënyrë që të ikin dhe ta braktisin Kosovën.
Zëvendësdrejtoresha e Shtëpisë së shëndetit në veri të Mitrovicës, Milena Nikoliq, tha se serbët sot të qetë qëndrojnë dhe luftojnë për mbijetesë.
Ndryshe, protesta e sotme që zgjati rreth një orë ishte e qetë, ndërsa përveç prezencës së kryetarëve në dorëheqje të komunave veriore dhe disa deputetëve serbë të Parlamentit të Kosovës, ishin ftuar edhe disa nga ish futbollistët e njohur nga Beogradi si Dragan Xhajiq, Mitar Mërkela, si dhe drejtori i klubi Cërvena Zvezda, Zvezdan Terziq.
Të tjera
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...