Lajme

Doktoresha tregon tmerrin gjatë sulmit nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së

Autori: Gazeta inFokus 23:24 | 21 November 2019

Ortopedja, Vjollca Islami ka treguar për tmerrin që ka përjetuar pasi u sulmua nga qenët endacak në mëngjesin e së enjëtes, derisa po shkonte në punë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Brenda hapësirave spitalore, kafshët endacake iu turrën, duke i shkaktuar lëndime trupore e psikike. Mjekja thotë se megjithatë, ia arriti që të mbrohet disi, duke i shpëtuar më të keqes.

“Fatmirësisht e kam pasur qadrën edhe me qadër kam luftu, kam bërtit shumë, edhe jam shty me ta edhe ajo ka zgjatë, përderisa me disa u kacafytsha tjetri vike më kafshojke”, ka treguar Islami për Klan Kosovën.

-Advertisement-

Ajo tregon se para një muaji është sulmuar edhe një koleg i saj, ortoped, por nuk janë marrë masa në këtë drejtim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera