Lajme

Doktoresha del për kafe, lë pacientët të presin (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 15 February 2018

Dhjetëra gra nuk kanë marrë trajtimin e nevojshëm mesditën e së enjtes në ambulanten e Gjinekologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.

E gjithë kjo për shkak së doktoresha e kësaj ambulante kishte dalë për të pirë kafe, pavarësisht se radha e pacientëve ishte e gjatë.

Doktoresha A.G kishte lënë pacientet e saj të presin pavarësisht faktit se gjendja e disa prej tyre nuk ishte fare e mire, shkruan Infokusi.com.

-Advertisement-

Pacientët kanë treguar për Infokusin se ajo ishte arsyetuar para tyre që ka kohën e kafes dhe duhet të presin derisa të kthehet.

Lexuese të portalit “Infokusi” kanë dërguar fotografi të gjendjes aktuale në ambulanten e Gjinekologjisë. Ato madje kanë shkruar se për këtë rast kanë lajmëruar edhe drejtorin e QKMF-së në Podujevë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera