Lajme

‘Doktor Plus’ fillon transmetimin në Klan Kosova

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 26 July 2021

Emisioni më i ri i shëndetësisë në Kosovë, ‘Doktor Plus’ prodhim i Gazetës Infokus nga kjo e diel ka filluar transmetimin në Klan Kosova.

Duke pasur synim kryesor informimin e publikut mbi temat më aktuale dhe me interes nga fusha e shëndetësisë, ky emision sjell intervista me doktorët më të mirë në vend, pamje ekskluzive nga trajtimi i rasteve konkrete, këshilla për kujdesin ndaj shëndetit, por, edhe storie nga tereni mbi mbarëvajtjen e proceseve të rëndësishme nga kjo fushë dhe në përgjithësi gjendjen e sistemit shëndetësor në vendin tonë.

Përvoja me Covid-19 dhe pasojat Post-Covid janë temat të cilat janë trajtuar në emisionin e parë të ‘Doktor Plus’. Emisionin e plotë, mund ta gjeni në linkun në vijim:

-Advertisement-

‘Doktor Plus’ transmetohet çdo të diel nga ora 11:00 në Klan Kosova dhe të gjitha platformat online të Gazetës Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera