Lajme

Dogji Kuranin para ambasadës turke në Stokholm, Pacolli kërkon të shpallet non grata në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 25 January 2023

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shpall Rasmus Paludan person non grata në Kosovë.

Paludan ka djegur librin e shenjtë të myslimanëve Kuranin, para ambasadës turke në Stokholm të Suedisë.

Pacolli thotë se veprimi i tij është i neveritshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj myslimaneve të botës.

-Advertisement-

“Pas provokimit të fundit të nacionalistit danezo-suedez para ambasadës turke në Stokholm ku djegi librin e shenjtë të Kuranit, shpresoj që Qeveria e Kosovës, sa më parë, në solidaritet me popullin turk, të shpall Rasmus Paludan person non grata në Kosovë. Veprimi i tij është i neveritshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj muslimanëve të botës”, ka shkruar Pacolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera