Lajme

Doganierët zbulojnë mallra me afat të skaduar, pamundësohet futja e tyre në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 06 October 2024

Oficierët doganorë kanë arritur të zbulojnë mallra me afat të skaduar brenda një mauneje në terminalin e Vërmicës.

Gjatë këtij kontrolli, në praninë e inspektorëve fito-sanitarë, zyrtarët doganorë identifikuan disa mallra me afat të skaduar përdorimi, përfshirë: Produkte furrtarie, Çamçakëzë, Ëmbëlsira gomuara, Biskota dhe Erëza.

“Një pjesë e këtyre produkteve ishte ngarkuar në mes të ngarkesës së tipit frigo, ndërsa pjesa tjetër ishte e fshehur në fund të ngarkesës, të kamufluar me mallra me afat të rregullt përdorimi. Pas këtij zbulimi, subjektit importues iu ngrit kundërvajtje doganore sipas nenit 244, paragrafi 1, pika 1.2 të Kodit Doganor dhe Akcizave të Kosovës (KDAK), ndërsa mallrat (mbi 3000 paketime) iu nënshtruan konfiskimit”.

-Advertisement-

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve dhe tregut nga produktet e pasigurta, duke garantuar që çdo ngarkesë e cila hyn në vend të jetë e sigurt dhe të kontrollohet në përputhje me standardet më të larta”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera