Lajme

Doganierët me aksion në aeroportin “Adem Jashari”

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 08 December 2021

Doganierët aksionin e tyre të radhës për luftimin e kontrabandës po e zhvillojnë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Tashmë aeroplanët kanë aterruar e udhëtarët po presin që t’i marrin valixhet e tyre.

Ndërsa zyrtarët doganorë kanë zënë vendet e tyre, fokusi rritet në kontrollimin e çdo bagazhi të dyshimtë.

-Advertisement-

Nga skaneri vërehet çdo detaj brenda çantave. Njëri nga zyrtarët merret menjëherë me kontrollimin në detaje.

“Këtu gjendemi në aeroportin ” Adem Jashari” në Prishtinë, kemi ardhur që ta bëjmë një kontroll të udhëtarëve që vijnë nga linja ajrore që vijnë nga stambolli”, tha Bekim Shala- dogana e Kosovës.

Me të arritur udhëtarët nga Stambolli, kontrollet shtohen edhe më shumë, pasi që sipas doganierit Bekim Shala, ka dyshime se mund të ketë persona të cilët kalojnë transit nëpër Kosovë.

Pas disa minutash, një person merret në pyetje,

Shala tregon se si bëhet selektimi i personave të dyshimtë.

“Këtu caktohet një zyrtarë i cili bënë selektimin e udhëtarëve të dyshimt që mundemi me hasë, pas selektimit futën bagazhet në skaner nëse në skaner vërehet që ka dicka të dyshimt atëherë ndalohet bëhet kontrolla fizike e bagazhit prej oficerit i cili gjindet në pikë”, tha Shala për rtk.

Në këtë aksion, dogana e Kosovës nuk ka hasur në arrestime apo në konfiskim të mallrave, derisa ditëve të kaluara dogana kishte arritur të konfiskonte tre kilogram stoli të dyshimta ari.

Udhëtarët mirëpresin këto kontrolle, derisa aksione e tilla ndihmojnë që vendi të forcohet në luftimin kundër kontrabandës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera