Lajme

Dogana suspendon nga puna zyrtarin e arrestuar në rastin “Brezovica”

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 17 March 2022

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar nga puna zyrtarin doganor, i cili ishte arrestuar në rastin “Brezovica”, shkruan Gazeta Infokus.

“Procedimi disiplinor do te vijoj për të shqyrtuar veprimet tjera disiplinore. Dogana e Kosovës përkrah dhe mirëpret veprimet ligjore që ndihmojnë në luftimin e korrupsionit dhe siguron publikun se nuk do të tolerojë veprime jo etike dhe jo ligjore në rangjet e veta”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Kujtojmë se i zyrtari doganor është arrestuar nën dyshimin se ka ndihmuar personin zyrtar në marrje të ryshfetit.

-Advertisement-

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për të arrestuarin.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.G., – zyrtar doganor, prej vitit 2014, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera