Dogana rrit inkasimet nga lojërat e fatit për 19% më shumë
Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 09 October 2017
Në periudhën janar-shtator 2017 Sektori i Lojërave të Fatit i Doganës së Kosovës ka arritur të inkasoj gjithsejtë 10.517.334€ ose 19% më shumë se në periudhën e njëjte të vitit paraprak, në kontest të zbulimeve janë iniciuar gjithsej 212 kundërvajtje doganore ose 65% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2016.
Gjithashtu janë shqiptuar gjithsej 153.000€ në vlerë të gjobave-dënimeve ose 75% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2016. Derisa në vitin aktual në periudhën raportuese janë sekuestruar 242 copë aparate dhe 342 copë pajisje të tjera (shtëpizë kompjuteri, printer, TV etj.) në vlerë prej 383.900€.
Pra ky vit, shënon ngritje në vlerë të mallrave të sekuestruara prej 32% në raport me periudhën e njëjtë të viti paraprak, pika basti të pa licencuara janë identifikuar 128 sish ose 23% më shumë se në vitin paraprak. Veprimet operative në raste të caktuara janë koordinuar edhe me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore dhe sektorë të tjerë në zbatim të ligjit.
Disa statistika si në vijim:
Kundërvajtje doganore tek lojërat e fatit: 212 raste
Vlera e mallrave të konfiskuara: 383.900€
Gjoba-dënime: 153.000€
Aparate të konfiskuara: 242 copë
Pajisje të tjera të konfiskuara (shtëpiza, printer, TV): 342 copë
Aktvendim-gjobë për operim basti pa licencë: 128 raste
Vlera e gjobave: 215.040€ Veprime të përbashkëta me njësi nga DK dhe agjensione të tjera: 35
Taksa të inkasuara:
Janar-Shtator 2016 Janar-Shtator 2017
8.854.449€ 10.517.334€
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...