Lajme

Dogana parandalon kontrabandimin e 1000 kilogramëve produkte ushqimore

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 11 September 2022

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandimin e disa produkteve ushqimore sot.

Oficerët doganorë kanë parandaluar një tentim për kontrabadim në regjionin e Prizrenit, raporton Gazeta Express.

“Në regjionin e Prizrenit, respektivisht segmenti Vermicë – Prizren, njësitet antikontrabandës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë, pas egzaminimit janë gjetur mallra pa dokumentacion përcjellës, pra mallra të kontrabanduara në Kosovë”, njofton Dogana.

-Advertisement-

“Me këte rast janë sekuestruar rreth 1000 kg produkte ushqimore si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet tutje në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera