Dogana parandalon kontrabandën e mbi 2 mijë litrave të alkoolit etilik që vinte nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus
09:57 | 30 June 2022
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin e 2 mijë e 400 litrave të alkoolit etilik, shkruan Gazeta Infokus.
Pas ndalimit dhe kontrollit të automjetit është hasur në mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia, respektivisht alkool etilik 96% në sasi prej 2 mijë e 400 litra.
Vlera e mallit vlerësohet të jetë 4 mijë e 300 Euro, kurse taksat doganore janë në vlerë prej 14 mijë 300 Euro.
Dogana ka njoftuar se mallrat dhe automjeti janë konfiskuar, ndërkaq prokuroria ka nisur procedurat hetimore.
“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095”, thuhet në njoftimin e Doganës./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Bie çmimi i grurit në tregun ndërkombëtarë, furrtarët në Kosovë vazhdojnë me çmimin e njëjtë të bukës
Rënia e çmimit të grurit në tregun ndërkombëtarë nuk po ndikon në produktet n...
-
MAShTI do të ndajë nga 7 mijë euro për 20 studentë që studiojnë master në universitetet prestigjioze
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci,...
-
Kremlini hedh poshtë thirrjen e Zelenskyt për ndalimin e lëvizjes së rusëve
Kremlini ka refuzuar thirrjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për ...
-
Infektohet me linë e majmunëve 4-vjeçarja në Gjermani
Një vajzë katërvjeçare në qytetin jugperëndimor, Forchajm, është infektuar me...
-
Akuzat se s’ka investime, kështu thotë VV-ja se i shpërndau paratë Qeveria Kurti
Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të propagandojë për punët e Qeverisë. Në një ...
-
Shpallet i pafajshëm zyrtari i Komunës së Prishtinës, i akuzuar për manipulim me leje ndërtimore
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues për arkitektin e...
-
Numër i madh i vizitorëve në hotelet e Kosovës, këto janë statistikat
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hotelerisë në K...
-
Dy të vdekur dhe afro 1 mijë raste të reja me Covid-19 brenda një dite në Kosovë
Ministria Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 952 ra...
-
Hoti me kritika ndaj Qeverisë: Nuk po e rishikoni buxhetin – po e dëmtoni ekonominë
Ish-ministëri i Financave, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë e Albin Kur...
-
Hyn në fuqi sot plani i BE-së për emergjencën e gazit
Plani i emergjencës së Bashkimit Evropian për t’i paraprirë ndërprerjes së mu...
-
MPB jep detaje për regjistrimin e automjeteve nga “PM”, “KM”, “PZ”, në RKS që do të bëhet brenda muajit shtator
Që nga vendimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Pun...
-
Ibrahimi-Kurtit: Kosova nuk rrezikohet nga lufta, por nga një krizë ekonomike dhe një kolaps energjetik
Analisti politik Ilir Ibrahimi, së fundmi ka komentuar deklarimet e kryeminis...