Lajme

Dogana ndalon katër Rolex në Vërmicë

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 15 September 2026

Dogana e Kosovës ka parandaluar një tentativë për shmangie të detyrimeve doganore përmes mosdeklarimit të mallrave në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Gjatë kontrolleve rutinore, zyrtari doganor ka ndaluar për kontroll një automjet që kishte hyrë në territorin e Kosovës. Pas pyetjes nëse kishte mallra apo vlera monetare për të deklaruar, shtetasi i huaj nuk ka deklaruar asnjë mall.

Bazuar në dyshimet e ngritura gjatë kontrollit fillestar, automjeti është orientuar për kontroll të detajuar, ku zyrtarët doganorë kanë zbuluar katër orë dore të markës Rolex.

-Advertisement-

Sipas Doganës, vlera e përafërt e orëve është rreth 33 mijë euro.

Mallrat janë ndaluar përkohësisht në pikën kufitare në Vërmicë, ndërsa rasti është duke u trajtuar në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe shmangies së detyrimeve doganore, si dhe në mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy