Lajme

Dogana me sukses historik, mbledh mbi 1 miliard euro të hyra

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 01 August 2024

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka arritur një sukses historik duke mbledhur mbi 1 miliard euro të hyra.

Përmes një komunikate, Dogana tha se ky rekord i ri është arritur për herë të parë dhe kjo është rezultat i një kombinimi faktorësh

“Dogana e Kosovës ka arritur një sukses historik duke mbledhur mbi 1 miliard euro të hyra. Kjo arritje përfaqëson një pikë të rëndësishme për institucionin dhe për ekonominë e vendit tonë, duke reflektuar përpjekjet e vazhdueshme për të përmirësuar proceset dhe për të rritur efikasitetin e shërbimeve tona. Vlen te theksohet se qe nga themelimi i doganës e deri tani kjo është hera e parë që me datën 1 gusht arrihet kjo shumë.

-Advertisement-

Ky rekord i ri është rezultat i një kombinimi faktorësh, duke përfshirë:

  • PËRMIRËSIMIN E PROCEDURAVE DOGANORE: IMPLEMENTIMI I SISTEMEVE TË REJA DHE TEKNOLOGJIVE PËR TË THJESHTUAR DHE SHPEJTUAR PROCESET DOGANORE KA LUAJTUR NJË ROL KYÇ NË ARRITJEN E KËTIJ SUKSESI.
  • LUFTA KUNDËR KONTRABANDËS DHE EVAZIONIT FISKAL: MASAT E INTENSIFIKUARA DHE BASHKËPUNIMI ME AGJENCITË TJERA TË ZBATIMIT TË LIGJIT KANË KONTRIBUAR NË ULJEN E KONTRABANDËS DHE EVAZIONIT FISKAL, DUKE RRITUR TË HYRAT.
  • TRANSPARENCA DHE EDUKIMI PUBLIK: RRITJA E NDËRGJEGJËSIMIT PUBLIK DHE EDUKIMI I QYTETARËVE DHE BIZNESEVE PËR RËNDËSINË E PËRPUTHSHMËRISË ME LIGJET DOGANORE KA REZULTUAR NË NJË PËRPUTHSHMËRI MË TË LARTË DHE, RRJEDHIMISHT, NË TË HYRA MË TË LARTA”, THUHET NË NJOFTIM.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera