Dogana liron 370 milion euro mallra për prodhues në import në vitin 2019
Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 15 January 2020
Duke u bazuar në politikat fiskale, nga Dogana e Kosovës, për vitin që shkoi, për prodhuesit kosovar janë importuar me zero taksa 10.5% e totalit të vlerës së importit për vitin 2019.
Kjo e kthyer në euro i bie plot 370 milion, shkruan gazeta inFokus.
Ndërsa, ndikimi në taksat në import që i referohen mallrave të liruara për prodhues ëhstë rreth 81.5 milionë euro.
Kjo paraqet edhe rritje prej 9.7% duke u krahasuar me vitin paraprak, atë 2018, ndërsa ndikimi në taksën doganore ka qenë 9 milionë euro, 11.5 milion në taksën e akcizës e 61 milion në TVSH, shkruan gazeta inFokus.
Në një njoftim të Doganave të Kosovës, thuhet edhe se “Sa i përket MSA-se duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 64 mil€ apo rreth 47 % më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit paraprak 2018. Gjithashtu ndikim në të hyra ka pasur edhe marrëveshja e tregtisë se lirë me Turqinë që ka hyrë në fuqi me 1 Shtator 2019 , ku efekti ne te hyra në import nga kjo marrëveshje për katër muaj ishte në vlerë 2.5 mil €. Totali i lirimeve për prodhues, ndikimi i MSA-se dhe MTL me Turqinë për vitin 2019 kanë pasur efekt 148 mil€ në taksat importuese”.
“Shpresojmë se ndikimi i këtyre politikave fiskale, MSA-se, Marrëveshjes se Tregtisë së Lirë, ka pasur efektin e vet pozitiv në ekonominë kosovare, për prodhuesit kosovar në ngritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese, në zëvendësimin e produkteve në import dhe rritjen e eksporteve të produkteve kosovare drejtë vendeve tjera”./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...