Lajme

Dogana konfiskon mbi 100 mijë cigare të kontrabnaduara

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 01 May 2021

Njësiti i Doganës ka parandaluar kontrabandimin e cigareve në rajonin e Mitrovicës, gjatë ditës së sotme, shkruan Gazeta inFokus.

Përmes një njoftimi është bërë e ditur se është ndaluar një automjet ku janë gjetur 10 paketa cigare me rreth 100,000 copë.

Infermieri i QKUK’së lë Kosovën për të punuar në Gjermani

-Advertisement-

“Njësitet e anti-kontrabandës kanë identifikuar një automjet të dyshuar të cilin e kanë ndaluar dhe pas kontrollimit janë gjetur të ngarkuara 10 paketa me cigare të kontrabanduara respektivisht 100,000 copë cigare. Automjeti si dhe cigaret e kontrabanduara janë konfiskuar gjithashtu ka filluar procedura kundërvajtëse kundrejt personit përgjegjës”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera dogana ka ftuar qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera