Lajme

Dogana konfiskon lojërat e fatit me vlerë rreth 18 mijë euro/FOTO

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 24 May 2017

Dogana e Kosovës ka konfiskuar lojëra të fatit të pa licencuara në 3 lokacione të ndryshme në Komunën e Vushtrrisë dhe Mitrovicës.

Sipas Doganës së Kosovës janë konfiskuar 10 copë aparate për lojëra fati, 7 copë pajisje elektronike për lojëra të ndaluara, dhe 1 pikë basti, vlera e të cilave arrin rreth 18.000 euro, transmeton Infokusi.com

Komunikatën e plotë të Doganës mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Dogana e Kosovës në vazhdën e aksionit në luftimit informalitetit dhe mbrojtjes së taksës së akcizës, ka ushtruar kontrolle në disa lokale të dyshuara për operim me  lojëra të fatit pa licencë, në komunën e Vushtrrisë dhe në qytetin e Mitrovicës.

Njësit e Doganës kanë kontrolluar në tri lokale të dyshuara ku edhe janë gjetur të pa licencuara (kontrabanduara) 10 copë aparate për lojëra fati, 7 copë pajisje elektronike për lojëra të ndaluara (Keno, Racing Dogs) dhe 1 pikë basti (Colsseum) që vepron ilegalisht në RKS.

Vlera e përgjithshme e mallrave të konfiskuara është rreth 18.000€. Si dhe ndaj personave përgjegjës janë hapur procedurat kundërvajtje.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera