Lajme

Dogana konfiskon gjysmë milioni cigare

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 13 April 2018

Dogana e Kosovës të enjten ka konfiskuar rreth 450.000 copë cigare dhe 200 kilogram duhan të ngrirë në dy raste të ndara, shkruan Infokusi.com

Në pikën kufitare të Hanit të Elezit janë gjetur dhe konfiskuar 50,000 copë cigare. Ndrysa në 10 lokale të Podujevës janë konfiskuar 11400 copë cigare të llojeve të ndryshme pa banderolë.

Më poshtë mund të gjeni të plotë komunikatën e Doganës së Kosovës:

-Advertisement-

“Njësit e doganës në dy rate të ndara kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të cigareve të kontrabanduara.

Fillimisht, në pikë kalimit kufitar të Hanit të Elezit njësit e doganës së bashku Policinë e Kosovës gjatë një operacioni të përbashkët kanë gjetur sasi të konsiderueshme të cigareve.

Fillimisht janë gjetura të fshehura në kabinën e shoferit të një maune dhe në sirtarë të jashtëm të rimorkios një sasi e duhanit, pastaj kamioni është dërguar për kontroll detal ku në tërësi janë gjetur 50,000 copë cigare.

Derisa dje njësite e Anti-kontrabandës kanë ndërmarrë një operacion për cigare dhe produkte të duhanit në qytetin e Podujevës. Në ketë aksion kanë marrë pjesë një numër i madh i zyrtarëve doganor ku dhe janë kontrolluar 10 lokale dhe janë konfiskuar 11400 copë cigare të llojeve të ndryshme pa banderolë.
Gjatë kësaj periudhe raportuese dogana ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të cigareve rreth 450.000 copë cigare si dhe duhan i grirë rreth 200 kilogram. “/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera