Lajme

Dogana konfiskon afro një kilogram ari në vlerë prej 120 mijë eurosh në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 13 November 2026

Dogana e Kosovës ka konfiskuar 952.54 gramë ari të përpunuar, në vlerë të përafërt prej 120 mijë eurosh, gjatë kontrolleve të realizuara në tri argjendari në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Doganës, ari është zbuluar në njërën prej argjendarive, për të cilin janë ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore.

Ndërkaq, në një argjendari tjetër është konstatuar prania e rreth pesë kilogramëve ari të pashenjëzuar, pa vulat përkatëse të kontrollit dhe shenjëzimit.

-Advertisement-

Lidhur me këtë rast, Dogana ka kërkuar asistencën e Inspektoratit kompetent të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Bëhet e ditur se inspektorët kanë marrë në trajtim sasinë e identifikuar për verifikim dhe shenjëzim, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy