Lajme

Dogana konfikson 6857copë  fishekë dhe  2,7 kg narkotikë(FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 01 July 2017

Dogana e Kosovës ka njoftuar se dje ka konfiskuar 6857copë  fishekë dhe  2,7 kg narkotikë gjatë një kontrolle në pikën kufitare me Shqipërinë më saktësisht në Vërmicë.

Njoftimin e plotë të policisë së Kosovës mund ta gjeni më poshtë:

Dje njësit e Doganës së Kosovës gjatë kontrollimeve në pikën kufitare me Shqipërinë më saktësisht në Vërmicë kanë arritur të parandalojnë futjen e lëndës narkotike si dhe një sasie të municionit respektivisht fishek.

-Advertisement-

Rreth orës 20:40 ne PKK Vërmicë është paraqitur automjeti me targa të Shqipërisë me dy bashkudhëtar. Pasi është pyetur nga ana e oficerit doganor nëse kishte diçka për të deklaruar në bagazh, pala ka deklaruar se nuk ka asgjë në bagazh.

Gjatë kontrollës fillestare nën ulësen e pasme, është hasur në paketime të dyshimta të substances narkotike, të llojit Marihuane. Pastaj në automjet është kryer kontrolla detale në vijën e dytë, së bashku me njësitin anti-kontrbandë. Gjatë kontrollës është hasur në një hapësire të modifikuar në të cilën janë gjetur edhe pako të dyshimta me substance narkotike dhe fishekë. Sasia e substancës narkotike Marihuanë është 2.7 kilogram dhe  6857 cope fishekë, respektivisht 5417 fishekë te kalibrit 7.62 mm për armë të gjata, dhe 1440 copë për revole.

Pas përfundimit te kontrollë detal te veturës dhe pas gjetjes së lëndës narkotike dhe fishekëve lënda i është dorëzuar policisë Kufitare në PKK Vërmicë për vazhdim të procedurave policore të mëtutjeshme.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera