Lajme

Dogana kapë pasagjerin që po fuste ilegalisht stoli ari nëpërmjet aeroportit

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 03 December 2021

Këtë të premte në aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë gjetur mallra të pa deklaruara si stoli ari, kuti dekorative dhe një peshore që shërben për matjen e stolive të ndryshme.

Ndaj qytetarit që janë gjetur këto mallra është iniciuar kundërvajtje doganore, shkruan Gazeta Infokus.

Dogana ka bërë me dije se ky rast u zbulua falë teknologjisë moderne që ka aeroporti në evidentimin e valigjeve të pasagjerëve dhe se ky rast u zbulua pasi skaneri
kishte evidentuar se në valigje ka mallra të padeklaruara nga pasagjeri.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

“Zbulohen stoli të fshehura në bagazhin e udhëtarit

Prishtinë 3 dhjetor 2021 në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës oficerët doganor gjatë kontrollit të udhëtarve kanë zbuluar mallra të fshehura në bagazh.

Pasi imazhet e skanerit kanë dhënë indikacione që në valixhen e udhëtarit gjenden mallra të fshehura, oficerët pas hapjes së bagazhit kanë gjetur stoli të fshehura
gjatë tentim kontrabandës. Andaj ndaj personit është inicuar kundervatje doganore si dhe mallrat janë konfiskuar ne sasi mbi 3 kg:

1.Stoli te ndryshme argjendi

2. Stoli ari 18 K (Pllakëza për varëse qafe të ndryshme)

3. Kuti të ndryshme të zbrazëta dekorative per stoli te ndryshme ,

4. Peshore që sherbejn për matjet e stolive të ndryshme”, thuhet pos tjerash në komunikatën e lëshuar për media nga Dogana e Kosovës./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera