Lajme

Dogana kap në flagrancë mbi 2 mijë kilogramë cigare të kontrabanduar

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 02 June 2021

Rreth 2 mijë kilogramë cigare janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës në Mitrovicën veriore.

Kështu ka njoftuar Dogana përmes një komunikate për media, shkruan Gazeta Infokus.

“Njësit e Doganës sot në Mitrovicën veriore kanë kryer një kontrolle në një depo të dyshuar përmallra të kontrabanduara. Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme te cilat dyshohet se janë futur të kontrabanduara”, thuhet në këtë komunikatë.

-Advertisement-

Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Mitrovicës ku është arrestuar pronari i depos.

“Njësitet antikontrbandë kanë bërë konfiskimin e duhant dhe cigareve derisa sipas urdhrit tëProkurorisë themelore në Mitrovice dhe nën udhëheqjen e tyre është duke u intervistuar pronari. Sasia e konfiskuar sot është 2100 kg cigare dhe duhan i grirë (200kg)”, ka bërë të ditur Dogana e Kosovës/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera