Lajme

Dogana ia konfiskon 30 mijë euro një qytetari që po vinte nga Maqedonia

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 14 April 2021

Afro 30 mijë euro janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, para të cilat kanë qenë të padeklaruar.

Kështu kanë bërë të ditur nga Dogana e Kosovës përmes një komunikate, shkruan Gazeta Infokus.

“Një automjete që vinte nga Maqedonia është sekektuar për kontroll dhe gjatë kontrollit të hollësishëm në anën e djathtë në sirtar janë hasur ne tre qese, pas hapjes se te njëjtave janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlere totale prej 28,310.00 euro”, thuhet në raport.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të ditës së mërkurë./Gazeta Infokus/

Të tjera