Lajme

Dogana e Kosovës parandalon një rast të kontrabandimit me duhan

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 01 January 2024

Gjatë kontrolleve rutinore zyrtarët e Doganës kanë ndaluar dhe për kontroll rutinor një automjet me targa të Republikës së Shqipërise, pas pyetjes së zyrtarit doganor në lidhje me deklarimin e mundshëm, drejtuesi I automjetit është përgjigjur negativisht.

Më pas, ai është selektuar për një kontrol më të thelluar nën asistimin e Policisë së Kosovës.

Kontrolli ka zbuluar mall të padeklaruar, respektivisht duhan i papërpunuar me një peshë prej 145.00 Kg, i ndarë në 290 paketa, çdo paketë me peshë 0.50 Kg.

-Advertisement-

Si rezultat, është konstatuar kundërvajtje Doganore për shkelje të nenit 250 të KDAK-ës. Mallrat janë konfiskuar derisa procedura kundërvajtëse ka filluar për personin përgjegjës. Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera