Dogana e Kosovës konfiskon lojëra të fatit me vlerë 6.000 €
Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 03 August 2017
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me policinë e Kosovës në një operacion të zhvilluar në Prizren ka konfiskuar lojëra të fatit dhe pajisje të tjera përcjellëse në vlerë rreth 6.000€.
Në mesin e pasjeve të konfiskuara janë 3 a Aparate për lojëra fati të llojit Kajot, 3 televizorë, monitor, printer etj, transmeton infokusi.com
Më poshtë mund të gjeni komunikatën e plotë të Doganës së Kosovës
“ Oficerët doganor duke vepruar sipas detyrës zyrtare kanë bastisur një lokal në regjionin e Prizrenit që operonte me lojëra fati illegal, ku kanë konfiskuar pajisje me vlerë rreth 6000 euro.
Gjatë patrullimeve rutinore të njësisë anti-kontrabandë kanë vërejtur një lokal të dyshimtë me derë të hapur dhe me pajisje për lojëra të fatit ilegale. Pasi pronari I lokalit ka parë automjetin e doganës është futur brenda dhe ka mbyllur derën nga brenda.
Përkundër thirrjeve që të hap derën personi nuk ka vepruar ashtu. Njësit e doganës në bashkëpunim me policinë dhe pas kontakteve me prokurorin kanë marr urdhër për të hapur derën me forcë. Pas hyrjes në lokalin e lartcekur janë gjetur dhe konfiskuar pajisje të lojërave të fatit të pa-licencuara si më poshtë:
– Aparate për lojëra fati të llojit Kajot 3 copë
– Televizion 3 copë
– Lucky SIX-ELBET, lojëra fati 1 copë
– DVR 1 copë
– Monitor 2 copë
– Printer 1 copë
Të gjitha këto pajisje konfiskohen nga Dogana e Kosovës. Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë./INFOKUSI
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...