Lajme

Dogana e Kosovës konfiskon bizhuteri dhe koncentrat të parfumit të padeklaruara

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 09 August 2024

Dogana e Kosovës ka konfiskuar në pikën e kalimit kufitar në Merdar bizhuteri dhe koncentrat për parfume në një autobus që po udhëtonte nga Luksemburgu në drejtim të Prishtinës.

Përmes një komunikate për media, Dogana njofton se gjatë kontrollit rutinor, shoferët e autobusit iu përgjigjën negativisht pyetjes së zyrtarëve doganorë nëse kishin ndonjë mall për të deklaruar.

“Pas një kontrolli më të detajuar, zyrtarët e Doganës zbuluan dy qese të fshehura në pjesën e pasme të kapakëve të autobusit. Në njërën qese u gjetën bizhuteri të padeklaruara, përkatësisht:

-Advertisement-

– 468 copë bizhuteri të ndryshme.

Në qesen tjetër u gjetën shishe me koncentrat për parfume:

– 6 kg të koncentratit për parfume”, thuhet në njoftim.

Vlera e mallrave të konfiskuara është afër 1 mijë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera