Lajme

Dodik: Nuk do të lejojmë kurrë që Bosnje dhe Hercegovina ta njohë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 23:13 | 01 December 2022

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik deklaroi nuk do të të lejojë kurrë që Bosnja dhe Hercegovina ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Ne respektojmë dhe bashkëpunojmë me Beogradin dhe pikëpamjet e Beogradit për Kosovën, janë pikëpamjet tona dhe ne e ndjekim gjithmonë atë”, u tha Dodik gazetarëve në Banja Luka, shkruan N1.

Dodik tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “ka probleme të mëdha për të dëshmuar legjitimitetin e tij dhe se ai është ende në institucione të përkohshme që nuk janë ligjore dhe as të njohura ndërkombëtarisht”.

-Advertisement-

Ndër të tjera, Dodik theksoi se shqiptarët nga Kosova janë separatistë në kuptimin e vërtetë të fjalës, të cilët po tentojnë të kapin një pjesë legjitime të vendit dhe nuk po sillen në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera