Lajme

Dodik në rolin e organizatorit: Nëse e refuzojmë planin franko-gjerman, ta bëjmë të gjithë

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 29 January 2023

Kreu i Republika Srpska-s, Milorad Dodik tha se vendimi për propozimin franko-gjerman në dialogun Kosovë-Serbi duhet të merret bashkërisht nga qeveria dhe opozita në Beograd.

“Nëse plani franko-gjerman refuzohet, atëherë ai duhet të refuzohet nga qeveria dhe opozita, por edhe nga shoqëria në tërësi. Gjithashtu, nëse e pranojmë, atëherë duhet ta bëjmë të gjithë”, ka shkruar Dodik në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka shtuar se “serbët, kudo që jetojnë, duhet të bashkohen dhe të jenë të bashkuar rreth negociatave”.

-Advertisement-

Dodik tha se duhet të merren parasysh pasojat e mundshme rreth kësaj çështjeje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera