Lajme

Dodik: I shqetësuar për përshkallëzimin e shkaktuar nga “sjellja e papërgjegjshme e Prishtinës”

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 05 November 2022

Anëtari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka shprehur mbështetjen për serbët në Kosovë dhe tha se Republika Srpska e Bosnjës është e përgatitur të bëjë gjithçka që mundet për t’i ndihmuar ata.

“Uniteti i kishës dhe shtetit duhet të ekzistojë në mbrojtjen e popullit tonë në Kosovë dhe populli ynë nuk do të lihet kurrë vetëm atje”, tha Dodik pasi u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe patriarkun Porfirije të Kishës Ortodokse Serbe, cituar nga N1, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se serbët nuk do të ndiqen penalisht dhe se “Serbia garanton statusin e lirisë për të gjithë serbët kudo që janë”.

-Advertisement-

Dodik tha se është i shqetësuar për përshkallëzimin e shkaktuar nga “sjellja e papërgjegjshme” e autoriteteve të Prishtinës, duke thënë se ata po injorojnë marrëveshjet ndërkombëtare të arritura më parë në lidhje me formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe.

“Njerëzit tanë në Kosovë janë të vendosur të marrin atë që u ka dhënë ligji ndërkombëtar”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera