Lajme

Dodik bllokon Bosnjën ta njoh pavarësinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 17 September 2020

Bosnja merre vendim që të mos e njeh Kosovën.
Kjo ka ardhë pas bllokadës që për këtë vendim i ka vendosur Milorad Dodik, shkruan Gazeta Infokus.
Dodik është anëtar serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovicës dhe se me votën e tij, ani se ishte pakicë bllokoj vendimin që të njihet pavarësia e Kosovës.
Kjo është vendosur në mbledhjen e rregullt të Presidencës së Bosnjës, ku dy anëtarë kanë vetuar pro-njohjes, shkruan Gazeta Infokus.
Por një gjë e tillë nuk mund të ndodhë edhe pa votën e Dodikut.
Një anëtar i këtij institucioni shtetëror, Zhelko Komshiq, ka thënë se ai dhe kryesuesi, Shefik Xhaferoviq, kanë votuar që BeH-ja ta njohë Kosovën, e se Milorad Dodik ishte kundër.
“Dodiku nuk ka pranuar njohjen e Kosovës si shtet të pavarur. Votuam 2 me 1 për këtë vendim. Ai ishte kundër dhe kjo do të jetë çështje për javët e ardhshme. Pritet që Dodiku të kërkojë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe dhe të prezantojë aty çështjet ku Kosova lidhet me storie të rrezikshme që mund të përshkallëzojë në storie ndarjeje, dhe besoj se e dini të gjithë ku shpien kjo”, ka thënë Komshiq.
Ky vendim për njohjen e Kosovës nuk është përfundimtar, u ra dakord që të shkohet në raundin e dytë të votimit në seancën e ardhshme.
Komshiq po ashtu ka bërë të ditur se ai dhe Xhaferoviq kanë votuar kundër iniciativës së Dodikut që ambasada e Bosnjës të zhvendoset në Jerusalem./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera