Lajme

“Do të varrosi të gjallë”, paraburgim për prizrenasin që kërcnoi në gjykatë djalin e vëllait

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 03 February 2022

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje pre 30 ditë, ndaj të pandehurit I.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Kanosja.

Siç njofton gjykata, rrjedh dyshimi i bazuar: “Me datën 31 janar 2022, në Gjykatën Themelore Prizren, në shqyrtimin gjyqësor të mbajtur në sallën e kësaj Gjykate, i pandehuri I.B., seriozisht e kanos personin tjetër me qëllim frikësimi dhe shkaktimit të ankthit djalin e vëllait – këtu të dëmtuarin, në atë mënyrë që derisa i pandehuri dhe i dëmtuari kanë qenë në seancën gjyqësore në prezencë të gjyqtarit gjykues, prokurorit të shtetit dhe palëve tjerë lidhur me një rast tjetër penal, gjatë mbajtjes së seancës, i pandehuri I.B., i drejtohet të dëmtuarit me fjalët “do të djegi të tërin dhe unë do të përfundoj këtë punë”, si dhe fjalët “do të varrosi të gjallë”, me të cilat fjalë tek i dëmtuari shkakton frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij”.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera