Rozë

“Nuk ndihem shqiptare” Edona James habiti me deklaratën e dikurshme: Djemtë serb janë më të bukurit

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 09 November 2023

Një video e banores së spektaklit televiziv “BBVK2”, Edona James po shpërndahet me shpejtësi në rrjete.

E ftuar në një emision serb, Edona është prezantuar si shqiptare nga Kosova dhe ka folur në gjuhën gjermane gjatë intervistës, ku mes tjerash ka thënë se idhull i saj është këngëtarja serbe, Jelena Karleush.

Edona ka theksuar se nuk ndihet si shqiptare pasi ka lindur në Gjermani, teksa shton se i pëlqejnë meshkujt serbë.

-Advertisement-

“Tashmë kam dy ditë që kam ardhur në Beograd dhe e dua këtë qytet. Këtu është shumë bukur dhe do të qëndroj gjatë gjithë javës.

Do të shoh shumë nga ky qytet dhe do t’i frekuentoj klubet e natës. Më pëlqejnë edhe meshkujt serbë, janë më të bukurit”, ka thënë Edona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera