Do të përshkojë 6 shtete, ky do të jetë tuneli më i gjatë në botë
Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 26 April 2022
Evropa dëshiron të bëjë një hap tjetër në drejtim të ndërtimit të transportit të ri hekurudhor nëntokësor. Për këtë qëllim, në vitin 2028 është planifikuar inaugurimi i korridorit Skandinavi-Mesdhe, i cili do të jetë tuneli më i gjatë në botë dhe do të lidhë veriun me jugun e “Kontinentit të vjetër”.
Puna për këtë infrastrukturë filloi në vitin 2008, megjithëse gërmimet nisën në vitin 2015. Projekti ka një buxhet prej 8 miliardë euro. Siç shpjegohet nga Bashkimi Evropian, ky korridor përfaqëson një bosht vendimtar për ekonominë e kontinentit, duke lidhur gjithsej 6 vende.
Vendet e përfshira janë Malta, ku tuneli do të nisë në kryeqytetin e saj, Valetta. Më pas do të kalojë përmes Italisë, ku korridori do të lidhet me portet në jug të vendit dhe qendrat industriale në veri. Ndër qytetet janë Palermo, Napoli, Bari, Napoli, Roma, Bolonja dhe Verona. Prej aty, lidhja kryesore e radhës për këtë projekt do të jetë Gjermania, me lidhje në Fehmarn, Hamburg, Hanover, Bremen, Nuremberg dhe Mynih.
Destinacionet e fundit do të jenë Danimarka (Kopenhagen), Suedia (Stokholm dhe Malmo) dhe Finlanda, me tunelin që do të përfundojë në Helsinki.
I konsideruar si një nga akset prioritare të rrjetit trans-europian të transportit, ai do të bëhet rrjeti hekurudhor nëntokësor më i madh në Evropë dhe në botë. Ai do të jetë më shumë se 4 000 kilometra i gjatë.
Sot, tuneli më i gjatë në botë është ai i Gotardit, që ndodhet poshtë maleve të Zvicrës, me një gjatësi prej 57,04 kilometrash./A2CNN
Të tjera
-
Patën mosmarrëveshje në rrjete sociale 7 persona të përfshirë në rrạhje e plạgosje me thịkë në Lipjan
Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në fshatin Resinoc të Lipjanit ku pas nj...
-
Presidentja Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhụnës ndaj grave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vizitën e saj zyrtare në Kolumbi, mor...
-
Presidentja Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj grave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kolumb...
-
Dy kosovarë dyshohet se janë arrestuar nga Serbia
Ushtria serbe raportohet se i ka arrestuar të premten dy persona nga Podujeva...
-
Kur do të hapet Ura e Ibrit ?
Takimi i radhës mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të S...
-
Gashi shprehet i nderuar që u prit nga miku i tij, Konjufca në Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme, në Kosovë për vizitë zyrtare erdhi kryetari i parlame...
-
Manastiri i Graçanicës si këmbimore, thyen eurot për dinarë
Janë kulte fetare e veprimtaria e tyre do të duhej të ishte predikimi i fesë,...
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...