Lajme

“Do të ketë presion nga SHBA-të që Vjosa Osmani të zgjedhet presidente”

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 02 April 2021

Publicisti Shkëlzen Gashi ka folur rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

Gashi tha se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partitë e tjera duhet të qëndrojnë në sallën e Kuvendit kur të votohet për kreun e shtetit.Në të kundërtën, sipas tij, ata që i humbën zgjedhjet do ta pësojnë edhe më keq nëse shkohet prapë në zgjedhje.

“Unë nuk kam absolutisht asnjë dilemë që është në interesin e vetë Lidhjes Demokratike të Kosovës që deputetët e saj të qëndrojnë në sallë, por edhe të partive të tjera politike dhe jo vetëm të LDK-së. Të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë pro ose kundër nuk është me rëndësi, por të qëndrojnë në sallë kur të zgjedhet presidenti i Kosovës.

-Advertisement-

Nëse Kosova shkon edhe njëherë në zgjedhje, partitë politike që i kanë humbur këto zgjedhje janë të vetëdijshme se mund ta pësojnë edhe më keq”.Ai theksoi se do të ketë një presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare, në veçanti nga SHBA-të, që Vjosa Osmani të zgjedhet Presidente e Kosovës.Shkëlzen Gashi tha se liderët politikë në Kosovë që nga viti 1989 e deri më sot janë përzgjedhur nga Washingtoni.

“Presioni i bashkësisë ndërkombëtare, me theks të veçantë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të jetë që Vjosa Osmani të zgjedhet presidente e Republikës së Kosovës”.“Mos harroni që prej vitit 1989 e deri më sot liderët politikë të Kosovës janë caktuar prej Washingtonit. Prej vitit 89-të e deri tek e 45-ta janë caktuar nga Beogradi, prej Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë, kurse nga viti 1989 caktohen prej Washingtonit, konkretisht nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.Kryetari i parë i Kosovës në vitin 1989, pas rënies së komunizmit këtu, është zgjedhur Ibrahim Rugova.

Dhe tashmë ka dëshmi të pakontestueshme që ai ka qenë njeriu i preferuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Njësoj ka ndodhur edhe me presidentin e dytë që ka qenë Fatmir Sejdiu, pastaj edhe me Behgjet Pacollin. I kemi parë të gjithë mesazhet e ambasadorit të atëhershëm të SHBA-ve – Christopher Dell – dhe intervenimet e tij për ta zgjedhur Behgjet Pacollin president të Republikës së Kosovës, pastaj ndërhyrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ta zgjedhin Atifete Jahjagën si presidente të Republikës së Kosovës.

Dhe në fund edhe presidentin e fundit të Kosovës, Hashim Thaçin, i cili është zgjedhur me mbështetjen e SHBA-ve”, tha ai në KlanKosova.Tutje Gashi shtoi se nuk ka absolutisht asnjë ndryshim radikal apo rrënjësor që e bën të besoj se kjo ka ndryshuar.“Edhe këtë kemi për ta parë më së largu javën tjetër kur do të kompletohet qeverisja e Kosovës. E kemi Kuvendin, kryesinë e Kuvendit, qeverinë dhe do ta kemi edhe presidentin e Kosovës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera