Do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në autostradë, kjo është arsyeja
Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 15 July 2023
Policia e Kosovës njofton se do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeve në autostradë, për shkak të garës çikliste.
Federata e Çiklizmit e Kosovës (FÇK), organizon garën çiklistike Kampionati i Kosovës për vitin 2023. FÇK-ja, ka planifikuar që këtë garë ta zhvillojë në autostradë dhe për këtë ka kërkuar leje nga ministria përkatëse të cilën e ka siguruar.
FÇK-ja për mbarëvajtje të kësaj gare ka kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës. Policia, bazuar në planin rreth zhvillimit të garës, datës dhe kohën e mbajtjes së saj, ka hartuar dhe do ta zbatojë një plan operativ.
“Më datë 15.07.2023, duke filluar nga ora 13:30, në segmentin Lipian-Bibaj (autostrada ‘Arbër Xhaferi’) do të fillojë pjesa e parë e kësaj gare. Më datë 16.07.2023, itinerari i garës është më i gjatë (160 km), gara fillon në ora 10:30 me këtë itinerar të lëvizjes: Bibaj-Lipjan-Prishtinë, F.Kosovë (Bresje), pastaj rruga nacionale F.Kosovë-Aeroport-Komoran-Malishevë dhe anasjelltas”, njofton Policia e Kosovës.
Gjatë kësaj kohe, më datën 15 dhe 16 korrik 2023, parashihet që të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në autostradë (segmentet e lart-cekura) dhe riorientim në rrugë tjera alternative.
“Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik rreth këtij bllokimi e riorientim të veturave në kohen sa do të jetë duke u zhvilluar gara e organizuar nga FÇK-ja. Andaj, qytetarët të planifikojnë me kohë qarkullimin në rrugë alternative në mënyrë që të mos krijohen tollovi e kolona të panevojshme”, njofton Policia e Kosovës.
Të tjera
-
Aktakuzë ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e gruas së tij në Pejë
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur akt...
-
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për të zhdukurit
Ndonëse është bërë një vit e gjysmë kur Kosova dhe Serbia u pajtuan për mirat...
-
Debati për doracakët, Hykmete Bajrami i reagon me video Kurtit: Në asnjë dokument nuk figuron nënshkrimi im, publikoni faktet
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i...
-
Donika Gërvalla del para Gjykatës, deklarohet e pafajshme për raportim të rrejshëm të pasurisë
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka dalur para Gjykatës lidhur me akuzat...
-
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për të zhdukurit
Ndonëse është bërë një vit e gjysmë kur Kosova dhe Serbia u pajtuan për mirat...
-
Zhduket një grua në Gjakovë, policia nis hetimet
Një grua është zhdukur mesditën e së hënës në Gjakovë. Rastin në polici e...
-
Kosova përfiton grant prej 9 milionë frangash nga Zvicra
Kosova përfiton grant prej 9 milionë frangash për mbrojtjen dhe menaxhimin e ...
-
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
FSK-ja realizon për herë të parë Kursin e Karrierës për Kapiten
Shkolla e Oficerëve, në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së, ka fillua...
-
Ndodh në Llap, burri i bën presion gruas që të dëshmojë në favor të tij
Një rast i dhunës në familje është regjistruar dje në Podujevë. Gruaja ka ...
-
Musliu- Shoshi për Kurtin: Historia do ta njohë si lider përçarës i kombit shqiptar
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka kritikuar kryeministrin Al...
-
Ramiz Lladrovci: Vëlla Ali, fali se s’po dinë çka po bëjnë
I pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci tha për Kurtin se, pas disa viteve përvojë...