Rozë

“Do të kaloj jetën…”, vajza e regjisorit të famshëm fejohet me një shqiptar (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 07 July 2020

Vajza më e vogël e regjisorit të famshëm, Steven Spielberg, Destry Allyn, është fejuar. Lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetet sociale të premten. 23-vjeçarja u shpreh gjithashtu se shumë shpejt do të martohet me shqiptarin, Genc Legrand.

“Jam fejuar!!!”, shkruan Destry në profilin e “Instagram”-it teksa ka postuar një foto me Gencin dhe një tjetër ku zbulon edhe unazën.

“Jam shumë e lumtur që do ta kaloj jetën me mikun tim më të mirë! Kjo është dita më e mirë që kam kaluar ndonjëherë! Të dua kaq shumë @legrandgenc !!!”, shkruan ajo më tej.

-Advertisement-

Po kush është Genc Legrand?

Ai është një aktor me origjinë nga Tetova, i lindur në Zvicër, dhe i diplomuar në programin dyvjeçar konservator në Institutin e Teatrit dhe Filmit Lee Strasberg.

Dyshja kanë mbi 2 vjet që janë lidhur bashkë! Ndërkohë aktori i “I Know This Much Is True” tregoi edhe unazën e fejesës në mediat sociale, duke postuar një fotografi me gurin e diamantit në dorën e të fejuarës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera