Lajme

“Do ta zbulojmë përmasën e plotë të ZdraVVo’s”, Tahiri: Kjo Qeveri në akord të plotë me kriminelin Radojçiq

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 06 August 2023

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri thotë se dje u kuptua që Qeveria Kurti është në akord të plotë me kriminelin Radojçiq.

Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se qytetarët e Kosovës duhet ta dinë të vërtetën e këtij koordinimi.

Ai shton se do të angzhohen që të zbulojnë një gjë të tillë.

-Advertisement-

Shkrimi i plotë:

Nga protagonistë të përgjimeve, dje kuptuam se Qeveria Zdravo qenka jo vetëm e koordinuar por edhe në akord të plotë me kriminelin Radojçiq.

Çfarë mbështetje i paska dhënë Lista Serbe Albin Kurtit, e që nuk qenka “në kundërshtim me interesat kombëtare të Serbisë”?.

Cilat pozita i paska zgjedhur Qeveria Zdravo me bekimin e Listës Serbe?

Për cilat ligje e tema të tjera jashtë parlamentare qenkan koordinuar Radojçiqi e Albin Kurti, përmes Simiqit e Mimoza Kusarit?

Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë të vërtetën e këtij koordinimi dhe ne do angazhohemi që ta nxjerrim në dritë përmasën e plotë të ZdraVVo’s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera