Lajme

“Do ta shikoni vetë kur të jeni atje”, çfarë deshi të thoshte Biden gjatë fjalimit para ushtarëve amerikanë në Poloni

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 26 March 2022

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, gjatë fjalimit të tij përpara ushtarëve amerikanë në Poloni, tha se këta trupa do ta kuptonin se sa trima ishin njerëzit në Ukrainë, në momentin që do të shkonin atje.

“Njerëzit në Ukrainë janë shumë trima. Do ta shikoni vetë kur të jeni atje, do të shikoni gra dhe të rinj që qëndrojnë përpara tankut, pa iu dridhur qerpiku”, tha Biden.

Menjëherë pas kësaj deklarate, Shtëpia e Bardhë sqaroi se trupat amerikane nuk do të dërgohen në Ukrainë, por Biden, me “kur të jeni atje”, donte të thonte se trupat do të afroheshin në kufi me Ukrainën.

-Advertisement-

“Presidenti ka qenë i qartë: nuk do të dërgojmë trupa në Ukrainë dhe nuk ka ndryshim nga ky qëndrim”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë për “Fox News”.

Më parë, Biden ka thënë se nuk do të ketë trupa amerikane në territorin ukrainas në asnjë rrethanë gjatë pushtimit të Putinit, pasi kjo mund të çonte në Luftën e Tretë Botërore./A2CNN

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera