Rozë

“Do na japësh…”/ E ndoqën deri në shtëpi, Xhesika Ndoja tregon si e ngacmuan policët

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 15 December 2020

Këngëtarja Xhesika Ndoja ka rrëfyer se vetë ajo e ka pasur gjithmonë mbështetjen e deputetëve dhe të politikanëve dhe se është mësuar me ta.

E ftuar në “Why not”, Xhesika Ndoja tregoi një histori, se si efektivët e policisë e kanë ndjekur deri në shtëpi, pasi ishte në gjendje të dehur.

“Më ndoqën deri në shtëpi…kisha pirë pak dhe nuk ndalova. Kur erdhën poshtë pallatit, ndalova dhe kisha ditëlindjen atë ditë në fakt. U thashë kam ditëlindjen o çuna dhe më falën. Njëri nga policët më tha ‘na lër ndonjë numër telefoni të na japësh ndonjë copë tortë nesër të paktën’. Ua dhashë. Në fakt kisha dy telefona dhe njërin numër do ta ndërroja pas dy ditësh. Të nesërmen më shkruajtën. ‘mirëmëngjesi, të doli pija’. E theva kartën dhe kaq.

-Advertisement-

Politikanët? Jam mësuar me këto deputetët nuk më bëjnë përshtypje. Kam marrëdhëniet e mira. E kam pasur mbështetjen e politikanëve”, tregoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera