Rozë

“Do iki direkt te varri i babait”, Luizi tregon ç’do të bëjë sapo të mbarojë Big Brother VIP Albania

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 01 May 2023

Teksa dhe pak ditë na ndajnë nga data 6 maj, finalja e madhe e Big Brother Vip, banorët kanë nisur të bisedojnë për planet pas daljes nga shtëpia. Këtë herë ishte Luizi që rrëfeu me detaje se cfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Luizi tha se sapo të dalë do takojë Kiarën me të cilë do kalojë natën e parë pas daljes. Më pas do takojë dy gra në lagjen e tij, të cilat para shumë muajsh, i kanë thënë atij se nëse futet në Big Brother do dali fitues.

Ai shtoi se pas kësaj, do marrë makinën dhe do niset direkt në Shkodër ku do të vizitojë varrin e të atit. Më pas do takojë mamanë e tij që po e pret në Shkodër dhe se bashku do të vijnë në Tiranë.

-Advertisement-

Luizi nuk la pa përmendur edhe planet për dasmën e tij me Kiarën. Ai madje, po fliste edhe për ndarjen e tavolinave, duke i thënë Kristit se do e ulë atë me Armaldon, Evën, Ermionën, Gentin dhe Ronaldon në tavolinë.

E padyshim këngëtari nuk la pa përmendur edhe pushimet që ka fituar gjatë qëndrimit të tij në shtëpi. Në korrik, tregoi se do të shkojë në Antalya me Kiarën, ndërsa në tetor ata do shkojnë në Maldive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera