Lajme

“Do duhej të ishte në burg”, Armend Muja i kundërpërgjigjet Abelard Tahirit

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 05 May 2021

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja i është kundërpërgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili deklaroi në Pressing se Muja do duhej të ishte në burg pasi ka shitur licenca të universiteteve private.

Muja tha se ai asnjëherë nuk ka qenë në poste publike e as nuk ka shitur licenca.

“Sa i përket procesit gjyqësorë ndaj meje, kam respektuar çdo dyshim që është ngritur dhe jam i gatshëm të përballem me ato dyshime. Gjykata i ka shpallur të pabazuara ato dyshime por unë kam dyshime se vet zoti Tahiri në përpjekje për t’i kapur ato agjencione më ka implikuar edhe mua”, ka deklaruar Muja.

-Advertisement-

Tutje ai tha se nuk ka asgjë personale me deputetin e PDK-së, Abelard Tahirin por ka shkruar një status kundër Tahirit për shkak se e do fushën e arsimit.

“Abalardi mjerisht ka qenë ministër i Drejtësisë dhe sot është Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së me atë nivel të analfabetizmit…E konsideroj mjerim të përzgjidhet në ato poste kur nuk e ka kaluar as testin e drejtshkrimit”, deklaroi Muja në Debat Plus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera