Do dëbohen shqiptarët nga Gjermania? Flet deputeti Teich i AfD-së pas fitores
Autori: Gazeta inFokus
23:02 | 13 September 2026
Deputeti i AfD-së, Tobias Teich ka komentuar politikat e partisë që është pjesë pas fitores në Gjermani. I pyetur lidhur me planet e AfD-së për emigracionin dhe sesa të rrezikuar janë shqiptarët, ai sqaroi se numri i lartë i emigrantëve nuk është nga Shqipëria
Sipas tij vendet më problematike dhe me numrin më të lartë të emigrantëve janë vendet si Siria dhe nga Afrika. Ndër të tjera ai zbuloi edhe sesi ai ka patur më së shumti kontakt dhe si e ka njohur Kosovën edhe Shqipërinë.
“Ne kemi shpenzuar 12 miliardë euro në vitin 2024 për çështjet e azilkërkuesve. Pra nuk flasim për njerëz të saktë që vijnë nga vende të tjera dhe janë integruar në vendin tonë. Këta lloj njerëzish janë të mirëpritur. Ata mund të bashkohen me sistemin tonë dhe pranojnë kulturën dhe sistemin tonë dhe ne nuk kemi probleme me ta.
Nuk është fjalë vetëm për shqiptarët. Ne kemi marrë edhe shumë refugjatë nga Kosova në vitet 90. Unë kam lindur në 84-ën. Pra jam një brezi kur një numër i madh njerëzish erdhën këtu për t’i shpëtuar konflikteve, në kërkim të një vendi për të qenë të sigurt dhe kam qenë në kontakt me njerëz të shumtë nga Kosova.
Kam mësuar për historinë e saj nga të rinj dhe kur u rrita rash në kontakt edhe me Shqipërinë. Kam mësuar disa gjëra nga vendi juaj dhe mund të flas shumë mirë për komunitetin shqiptar këtu në gjithmonë nëse flasim për të dhënat statistikore sa i përket kriminalitetit.
Ne nuk kemi probleme me njerëzit që kanë ardhur nga Shqipëria. Vendet që kanë kuotën më të madhe të emigrantëve janë nga Siria, nga Afrika, por jo nga Shqipëria.
Konteksti të cilit i referohem është se mund të them gjëra pozitive dhe në këtë rast, po flas për veten time. Nuk mund të flas për partinë patjetër, por siç e thashë për Shqipërinë kemi opinion pozitiv”, tha ai në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania.
Ndryshe, Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka zgjeruar epërsinë e saj ndaj bllokut konservator të Kancelarit Friedrich Merz në një sondazh të ri mbarëkombëtar të publikuar të dielën.

T� tjera
-
Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online
Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin ...
-
Rama: Pa ndryshim të qasjes ndaj Kosovës, fantazma e së kaluarës do ta përndjekë Beogradin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit politike...
-
Lushaku Sadriu kritikon pushtetin: Mjerë Kosova për mendësinë dhe humbjet që po ia shkaktoni
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu ka kritik...
-
Sot seancë plenare, në rend dite interpelanca ndaj ministrit Arben Vitia dhe mocion për energjinë
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, ndërkaq në rend dite janë disa pik...
-
Komisioni për Legjislacion shqyrton sot vendimin e presidentes për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mb...
-
Punëtorët e KEK-ut protestojnë sot, kërkojnë pagë të 13-të dhe kushte më të mira pune
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) u ka bërë thirrje ...
-
Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, Gjykata vendos që të jetë e mbyllur për publikun
Gjykata Themelore në Pejë do të mbajë sot, më 12 nëntor, shqyrtimin fillestar...
-
Sot vranët dhe intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe...
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...



































