DnV: Procesi i votimit fillon në kohë
Autori: Gazeta inFokus
09:02 | 14 Nëntor 2021
Nga Demokracia në Veprim kanë bërë të ditur se janë duke e vëzhguar sot mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke shtuar se sot procesi i votimit ka filluar me kohë.
Në njoftimin e DnV-së thuhet se në rreth 90 përqind të hyrjeve të qendrave të votimit, janë parë zyrtarë policorë për të garantuar sigurinë e procesit zgjedhor, ndërsa në raste të izoluara ata janë parë brenda hapësirave të qendrave të votimit, si rezultat i motit të ftohtë.
“Përkundër garës së fortë midis kandidatëve që janë në balotazh, të dhënat nga terreni, tregojnë që në afërsi të Qendrave të Votimit, në 98% të rasteve, nuk ka pasur vendosje të posterëve të subjekteve politike apo kandidatëve. Ashtu siç ishte raportuar edhe në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, rreth ¼-ta e Qendrave të Votimit vazhdojnë të jenë të paqasshme për persona me aftësi të kufizuar fizike”.
“Në rreth 90% të hyrjeve të qendrave të votimit, janë parë zyrtarë policorë për të garantuar sigurinë e procesit zgjedhor, ndërsa në raste të izoluara ata janë parë brenda hapësirave të qendrave të votimit, si rezultat i motit të ftohtë. Sipas vëzhgueseve, 97% të Qendrave të Votimit dhe vendvotimeve janë dezinfektuar para hapjes ndërsa udhëzimet si të votohet sigurt duke respektuar masat anti-COVID në fuqi janë vendosur në 93% të QV-ve ku po zhvillohet balotazhi”.
“Në anën tjetër, në mëngjes është raportuar se komisionerët janë të pajisur me pajisje personale mbrojtëse (maska dhe dezinfektues) në mbi 92% të vendvotimeve, ndërsa pajisja me dorëza është në nivelin afër 46%. Vetëm në 3% të Qendrave të Votimit është raportuar se pajisjet mbrojtëse kundër Covid kanë munguar në tërësi”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
DnV ka 90 vëzhgues nëpër qendra të votimit në 21 komuna ku po zhvillohet balotazhi. Vëzhguesit gjatë gjithë ditës do të raportojnë mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke filluar nga hapja e vendvotimeve, procesi i votimit e deri tek përfundimi i procesit të numërimit.
Në raudin e dytë, të drejtë vote kanë gjithsej 1,260,571 qytetarë, ose rreth 33% më pak se në raundin e parë. Gjatë ditës së sotme këta qytetarë do të mund të votojnë në 575 Qendra të Votimit, përkatësisht 1638 vendvotime në 21 komuna.

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
































